Këshilltari i Osmanit i reagon zëvendësministrit të LDK-së

E publikuar: 22/12/2020 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faton Peci, këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, i ka reaguar zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Agim Krasniqit, i cili akuzoi Presidencën dhe Kuvendin e Kosovës për shpërblimin e punëtorëve me në shumë prej rreth 600 euro për festat e fundvitit.

Peci e ka pyetur Krasniqin për 2.1 milionë eurot e Thesarit, teksa e ka quajtur “zv. ministër dhe drejtor i buxhetit të PAN-it”.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Para se të flasë për “lulëzim ekonomik”, në Kuvend e Presidencë zevendesministri i financave le t’i tregon qytetarëve të Kosovës ku u avulluan 2.1 million euro të taksapaguesve të Kosovës.

Sa për vëmendjen e zv.ministrit dhe të publikut, Kuvendi i Kosovës ia ka rikthyer Qeverisë në rishikim të buxhetit mbi 1.5 milion euro kursime!

Prandaj, zv. ministër (drejtor i buxhetit i PAN-it), ku mbeten 2.1 milion euro?!

P.S./ Vendimi i Kuvendit është kolegjial. Në Kryesi marrin pjesë të gjitha partitë, teksa këtë vendim Kryetarja e Kuvendit nuk e ka votuar.