Këshilltari i Lekajt emërohet drejtor i Aviacionit Civil

E publikuar: 11/01/2019 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eset Berisha, që deri më tani ushtronte postin e këshilltarit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, është emëruar drejtor i Aviacionit Civil, raporton KTV.

Berisha ka qenë i preferuari i Lekajt për këtë pozitë, pasi ka thënë se ka përvojë 17-vjeçare për çështjet e aviacionit.

Kandidatë për këtë post kanë qenë edhe ish-drejtori Dritan Gjonbalaj dhe Bajram Xhemajli.