Këshilltari i kryeministrit i përgjigjet Thaçit: Haradinaj nuk i kontribuon prishjes së marrëdhënieve me SHBA’të

E publikuar: 04/03/2019 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besnik Tahiri ka komentuar akuzat që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë kryeministrit të Kosovës duke thënë se ai është përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve Kosovë-SHBA

I ftuar në emisionin Frontal në T7, Tahiri tha se Ramush Haradinaj nuk i kontribuon kësaj prishjeje.

“Ramush Haradinaj, përgjatë gjithë historisë, e edhe gjatë kësaj kohe, nuk i kontribuon prishjes së marrëdhënive me SHBA-në”, ka thënë Tahiri.

Ky i fundit, duke mohuar se Haradinaj është prishur me amerikanët për taksën, ka thënë se tarifa ka të bëjë me Serbinë e jo SHBA-në.

Ndërkaq Tahiri e ka komentuar edhe deklaratën e presidentit Thaçi, i cili javën e kaluar derisa po merrte pjesë në Samitin e dytë të Diasporës në Tiranë, tha se disa e kanë ndihmuar Millosheviqin, e disa të tjerë janë miq të Radojçiqit.

Tahiri tha se Haradinaj është takuar me Radojçiqin sepse janë pjesë e koalicionit dhe se këto janë takime të cilat janë bërë haptazi e jo fshehurazi.

“Këtu i them popullit shqiptar se Ramush Haradinaj nuk është bashkëpunëtor i Radojçiqit, këtë e dinë edhe fëmijët në djep. Kryeministri Haradinaj e ka takuar Listën Srpska, Radojçiqi ka qenë udhëheqës i tyre. Ne kemi koalicion me Listën Sprska, e kemi pritë në Merdarë deri sa kanë ardhë me na votu. Nëse kishim pasë diskrecion publik, kemi mundur mos ta publikojmë fotografinë fare. Ne i kemi treguar popullit kur jemi takuar me ta, ka edhe të tillë që takohen fshehurazi”, është shprehur Tahiri në Frontal./Express/