Këshilltari i Hotit: Nuk mbetet gjë tjetër veç kthimi i masave restriktive, sa më parë

E publikuar: 28/06/2020 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha, ka bërë paralajmërimin e masave të reja restriktive pas rritjes së numrit të personave të konfirmuar me COVID-19 në Kosovë.

Rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në vend, ka rritur edhe numrin e të trajtuarve në Klinikën Infektive.

Sipas Berishës, Klinika Infektive është mbushur plot dhe rastet janë të shumta..

Për një gjë të tillë ai ka fajësuar qytetarët që nuk kanë vënë maskë në fytyrë dhe kanë refuzuar të mbajnë distancën fizike.

‘’Për fat të keq problemi kryesor në krejt këtë ngritje numrash me COVID-19 është një refuzim sistematik e strukturor i mbajtjes se maskës në fytyrë dhe distancimit fizik, në të gjitha nivelet dhe nga të gjithë.’’, ka thënë ai.

‘’Nuk ka fuqi monitoruese që kontrollon refuzimin si fenomenologji kulturore. Jo 200 profesionistë shtesë bashkë me të gjitha trupat inspektuese por asnjë mekanizëm ligj zbatues s’mund ta luftoj refuzimin ndaj rregullit, disiplinës e përgjegjësisë.’’

‘’Klinika Infektive është mbushë. Rastet janë shumë. Për fat të keq nuk mbetet gjë tjetër veç kthimi i masave restriktive, sa me pare!’’, shtoi ai. /Express/