Këshilltari i Haradinajt, Isa Mustafës: Je bo me të dashtë Serbia

E publikuar: 12/01/2019 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi është përfshirë në debatin dhe polemikat e fundit mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe partive nga koalicioni qeverisës, AAK e PDK.

Madje, sipas Arifit, Mustafa me deklaratat e tij, e ka fituar simpatinë edhe të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, raporton lajmi.net.

Sipas Arifit, as Serbia mirëpo as Kosova nuk do të harrojnë faktin që ishte pikërisht Mustafa ai që e nënshkroi Asociacionin e komunave serbe.

“Je bo me të dashtë Serbia o Isë. Kurrë sdo të harrojmë as ne por si duket as Serbia që ti ishe ai që nënshkrove Zajednicën . Skanë faj që pajtohen me ty. Në fakt ti pajtohesh me ta”,  ka shkruar Arifi në Facebook.