Këshilltari i Donald Trump: Kosova dhe Serbia të arrijnë shpejt marrëveshje

E publikuar: 15/12/2018 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

JohnBolton, Këshilltari për Siguri i Presidentit amerikan Donald Trump, në njëtakim me Ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar, ka biseduar për nevojën earritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim Ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar. Si aleat të NATO’s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Europë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Bolton në Twitter.