Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot do të votojë për rezolutë për Sirinë

E publikuar: 12/04/2017 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Washingtoni nuk ka qëllim që jashtëzakonisht ta zgjerojë pjesëmarrjen e tij në konfliktin sirian, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump në intervistë për televizionin “Foks biznis”, transmeton TASS.

Duke folur për sulmin raketor amerikan në Siri, Trump deklaroi se SHBA-ja duhej të pranojnë aksione të këtilla që gjatë administratës së Barak Obamës.

“Atë që e bëra duhet të merrej që gjatë administratës së Obamës dhe atëherë situata në Siri do të ishte më e mirë”, tha ai.

Tramp deklaroi se në Siri është përdorur armë kimike. Ai përkujtoi se Siria paraprakisht është pajtuar që të mos përdoret armë e tillë, por e ka shkelur premtimin. Presidenti amerikan shtoi edhe se situata në Siri do të jetë më e mirë në qoftë se Rusia nuk e mbështeste presidentin Bashar al-Asad, transmeton TASS. Duke folur për Asadin, Trump e quajti kafshë dhe njeri shumë të keq. Intervista e plotë e Trumpit për “Foks biznis” do të emetohet sot më vonë. Njëkohësisht, në intervistë për televizionin “Mir” presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se sulmi i SHBA-së në Siri është shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe është kryer pa dëshmi se Damasku ka përdorur armë kimike, transmeton TASS.

“Ku janë dëshmitë për armën e përdorur kimike? Nuk ka. Ndërsa ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare. ky është fakt i dukshëm. Pa aprovim nga Këshilli i Sigurimit të KB-së u realizua sulm ndaj një shteti sovran. Edhe krahas kësaj shkelje publike të së drejtës ndërkombëtare të gjithë janë dakordues, e pranojnë dhe fillojnë lëkundin kokën, e mbështesin”, tha presidenti rus në intervistë.

Incizimi i plotë nga intervista e Putinit do të emetohet sonte. Këshilli i Sigurimit i KB-së sot do të votojë për propozim-rezolutë me të cilën regjimi sirian thirret për bashkëpunim në hetimin e sulmit kimik nga 4 prilli në provincën Idlib, transmetuan mediat franceze, duke iu referuar diplomatëve amerikanë. Megjithatë, pritet që Rusia të vendosë veto në rezolutë. Kjo do të jetë hera e tetë, që Moska e përdor këtë prerogativ që të bllokojë aktivitetet e KB-së kundër Sirisë.