Këshilli i Përgjithshëm i VV-së shpall zgjedhjet për kryetar të saj

E publikuar: 17/12/2017 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Përgjithshëm sot ka votuar pro shpalljes së zgjedhjeve për kryetar të partisë.

KTV raporton se pa asnjë votë kundër është vendosur që të shpallen zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm janë prezent 133 delegatë të Vetëvendosjes, megjithatë mungon kryetari aktual, Visar Ymeri, si dhe figura të tjera të rëndësishme të kësaj partie.

Kjo mbledhje është kërkuar të bëhet pas përplasjeve të brendshme brenda partiake.