Këshilli Gjyqësor me rregulla të reja për qasjen e avokatëve në gjykata

E publikuar: 10/01/2019 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Gjyqësor do të hartojë rregulla të reja për qasjen e avokatëve në objektet e gjykatave të vendit. Ky ka qenë vendimi i KGJK-së, pas situatës së krijuar me bojkotin e avokatëve, raporton KTV.

Kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi, ka thënë se synimi me urdhëresën aktuale, ka qenë që të ketë rend në Gjykata, e jo të kufizohen avokatët apo palët e tjera.

Përveç kësaj, Idrizi ka përmendur edhe gjetjet e një sondazhi të D+, ku përmendej se 60 % e avokatëve, për lëndët që përfaqësojnë, komunikonin drejtpërdrejtë më gjyqtarin. Gjetje tjetër e këtij raporti, e cituar nga Idrizi, ishte se 17 % e avokatëve të anketuar, mendonin se kolegët e tyre kishin korruptuar gjyqtarin e rastit, praktikë që synohej të eliminohej.

Kryesuesi Idrizi ka thënë të këtë pasur një takim me kryetarin e Odës së Avokatëve, por që ende nuk dihet nëse do të pezullohet bojkoti/ Ridvan Hamza.