Këshillat që ju duhen për një kujtesë të shëndetshme

E publikuar: 12/05/2015 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Problemet me kujtesën janë shqetësime të cilat shfaqen që në fazat e shtatzanisë, prandaj duhet të bëhet kujdes me ushqyerjen e nënës gjatë kësaj periudhe. Nënat shtatzana duhet që të hanë ushqim të ekuilibruar, dhe gjithashtu të kujdesen për ushqimin e fëmijëve të tyre në fazat e para të jetës.

Ushqimi është faktori kryesor që ndikon në shëndetin mendor. Të ushqyerit zakonisht duhet të jetë korrekt, produkti i një edukate të shëndoshë të ushqyerjes, disa të dhëna ngushëlluese që mund të përdoren edhe sot: pihet aktualisht të paktën 9 % qumësht i paskremuar për rreth 12 vjet të jetës, konsumohet bukë e lyer me gjalpë në të paktën 32 %, e në dietën mesatare vezët zenë të paktën 30 %, pakësimi i konsumit ët yndyrnave shtazore afrohet te 57 % dhe është kompensuar nga një rritje e përdorimit të yndyrnave bimore.

Alkooli dhe duhani duhen konsideruar tamam si droga, që hap pas hapi mbysin dhe shtypin çdo aktivitet të qelizave nervore të trurit. Nëse efektet dëmtuese të duhanit janë të lidhura me numrin e cigareve të pira, në kohëzgjatjen e periudhës së pirjes, me llojin e cigareve të pira, në mënyrën se si pihet, efektet e dëmshme të alkoolit janë gjithmonë për t’u parur frikë në dëmtimet që shkaktojnë në tru.

Jeta pa aktivitete ndikon negativisht edhe mbi gjendjen e trurit, kështuqë nevojitet njëfarë aktiviteti fizik i rregullt, praktikimi i ndonjë sporti, kryerja e një forme të aktivitetit ët punës edhe pas daljes në pension.

Është e nevojshme të përjashtohet nga jeta e gjithsecilit çdo tendencë egoistike, qe ngushton horizontet shpirtërore dhe ngre në mënyrë të vazhdueshme barrierat ndërmjet botës që na rrethon dhe individit. Të mësohet për të jetuar dhe për nevojat dhe kërkesat e të tjerëve. Është një mënyrë për t’u mbajtur aktivë dhe elastikë edhe mendërisht kur nuk kemi probleme personale urgjente përët zgjidhur./kosovarja/