Kësaj skuadre i vardiset Neymar

E publikuar: 20/03/2017 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar ka folur për një transferim të mundshëm në Manchester United, duke insistuar se secili lojtar do të donte të luante me Jose Mourinhon.

“Premier Liga është një kampionat që më mahnitë”, i tha ai gazetës The Sun.

“Më pëlqen stili dhe skuadrat. Kush e di, ndoshta një ditë do të dëshiroja të luaj atje”, vazhdoi ai.

“E admiroj Manchesterin, Chelsean, Arsenalin e Liverpoolin. Dhe pastaj ke trajnerë të nivelit më të lartë si Guardiola dhe Mourinho, me të cilët çdokush do të dëshironte të punonte”, tha Neymar.

Braziliani ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me një kalim në Old Trafford, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.

Raportet e gazetave në shkurt sugjeronin se United ishin gati ta lëshonin një ofertë 200 milionë funtëshe për futbollistin e Barcelonës.