Kerry qëndrimet e njëjta me opozitën

E publikuar: 02/12/2015 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga: Avni Jashari

“ShBA nuk mbështet asnjë marrëveshje që cenon sovranitetin, sigurinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Kjo ishte fjalia më bindëse dhe më e fuqishme që Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry e tha sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Kosovë.

Opozita i ka këto qëndrime qysh në fillim, ngase “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi siç i po donë të najë shërbej qeveria e Kosovës, janë të dhimbshme dhe i cenojnë ato që edhe vet John Kerry sot i tha.

Ishte tejet patetik dhe përbuzës qëndrimi i Kryeministrit Mustafa i cili gënjeu para John Kerry dhe njëkohësisht edhe para opinionit të gjerë publik (edhe pse me gënjeshtrat e qeverisë tani më jemi mësuar të gjithë) duke thënë se është i hapur për dialog me opozitën, ndërkaq po këta njerëz e refuzuan dialogun momentin kur Presidentja e Kosovës i ftoi, duke vendosur seancë parlamentare dhe duke injoruar Presidenten.

Kerry pati edhe mesazhin e qartë tjetër, mesazh ky i cili po ashtu përkon me qëndrimet e opozitës, kur thotë “Korrupsioni e krimi politik të hetohet deri në nivelet më të larta; kushdo qofshin ata. Asnjë proces integrues i vendit s’guxon të mbetet peng i tyre.

E të korruptuarit e të shantazhuarit e shtetit dihet se kush janë. Janë ata të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje tash e sa vite, madje të shantazhuarit që sot qeverisin me Kosovën e kanë getoizuar vendin, i kanë bllokuar investitorët e huaj dhe kanë privatizuar gjithçka për apetitet e tyre dhe të njerëzve që i rrethojnë.

Se këto gjëra janë të dëmshme për vendin tonë e thanë edhe shumë ekspert vendës e ndërkombëtar, ishin madje të qarta dhe të kthjellëta si loti edhe qëndrimet e akademik Rexhep Qosja rreth po këtyre gjërave që Kerry sot më shkurtimisht i potencoi.

ShBA-të kanë investuar në Kosovë dhe është tejet e qartë që korrupsion, krimi i organizuar dhe pazarllëqet që bëhen në emër kishe të stabilitetit rajonal por që në fakt kanë prapavijë pasurore të një grupi të individëve, nuk do ta kenë asnjëherë mbështetjen as të ndërkombëtarëve e as të ShBA-së në këtë rast.

Pra të mos habitën fare qeveritaret tanë dhe të krekosën pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, sepse ai me dy fjali i tregoi edhe Kryeministrit Mustafa por edhe dhunuesve që dhunojnë prona shtetërore e private se e ardhmja për ta nuk është e ndritur se dielli për ta ka filluar të perëndoj.

Opozita duhet të jetë më e bashkuar se kurrë dhe të mos lejoj që këto dy marrëveshje të kalojnë, sepse politikan dhe patriot i denjë është ai që nuk e lejon që ti copëtohet vendi, që të instalohet bosnjëzimi në Kosovë dhe që këto të këqija njëherë e përgjithmonë të marrin fund.