Kerry: Kosova po shkon mirë dhe ju duhet të vazhdoni të punoni

E publikuar: 14/02/2016 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari amerikan, John Kerry, ka folur shkurt për Klan Kosovën në momentin kur ka kryer takimet me shoqërinë civile në qendër të Tiranës. I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës për gjendjen në Kosovë, ai ka thënë se ka një porosi për Kosovën .
“Kosova po shkon mirë dhe ju duhet të vazhdoni të punoni për të ecur përpara” ka thënë shkurt Kerry, njofton Klan Kosova.

Sekretari amerikan ka pasur sot gjatë ditës takime me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Rama dhe kryetarin e Opozitës Lulzim Basha, por në asnjë paraqitje nuk është përmendur Kosova. Në fokus të vizitës kanë qenë reformat në drejtësi dhe rruga e Shqipërisë në integrimet euroatlantike.