Kërkon 10 miliardë $ nga Apple, pretendon se i vodhi idenë për iPhone-n

E publikuar: 21/07/2016 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një burrë në Florida ka paditur Apple për 10 miliardë $, duke pretenduar se kompania e famshme i ka vjedhur idenë kur është prodhuar iPhone nëntë vite më parë.

Thomas S Ross paraqiti një licencë për një “pajisje elektronike leximi” (ERD), në vitin 1992, e cila dukej si një vegël dore drejtkëndore me një ekran.

Në padinë e tij thuhet se ai ishte njeriu i parë që paraqiti një pajisje të projektuar në këtë mënyrë, duke i dhënë formë një kombinimi të medias dhe mjeteve të komunikimit, identiteti i të cilëve ishte rrëmbyer që atëherë, duke u shfrytëzuar nga iPhone-I, iPod, iPad dhe të tjerët.

Të përfshira në paraqitjen e padisë janë vizatime të licencës origjinale të Ross. Thomas pohon se riprodhimet e vetë Apple “janë në thelb të njëjta si vizatimet e tij teknike të ERD.