Sefaj priti në takim sindikatën e zjarrfikësve

E publikuar: 16/10/2017 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim sindikatën e zjarrfikësve me të cilët diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen ata gjatë kryerjes së punëve së përditshme, shkruan infosot.

Në këtë takim veçanërisht u diskutua për zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve dhe për përmirësimin konkret të kushteve të tyre të punës. Me këtë rast ministri Sefaj theksoi se është duke analizuar situatën e përgjithshme për të bërë hapa konkret në përmirësimin e kushteve të zjarrfikësve.

Ndërkaq përfaqësuesit e zjarrfikësve vunë në pah se problem kryesor i zjarrfikësve është mos harmonizimi i pagave dhe pozitave, kushtet në objektet ku punojnë dhe më kryesorja janë pajisjet e vjetruara me të cilat operojnë zjarrfikësit