Kërkohet suspendimi i 94 policëve – invalidë të luftës

E publikuar: 11/07/2018 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të suspendohen 94 pjesëtarë të Policisë.
“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në kuadër të veprimeve hetimore në përputhje me ligjin e Inspektoratit Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për 94 zyrtarë policorë në kuadër të këtij rasti” thuhet në përgjigjen e IPK-së.

IPK nuk e ka sqaruar arsyen e kërkesës për suspendim mirëpo KALLXO.com merr vesh se rasti ka të bëjë me zyrtarët policorë të cilët kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe janë edhe invalidë të luftës dhe që dyshohet se kanë marrë pension invalidor duke qenë edhe pjesëtarë të Policisë.