Kërkohet përjashtimi i Vjosa Osmanit dhe të tjerëve që janë kundër daljes nga Qeveria

E publikuar: 19/03/2020 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Fatmir Bajraj ka thënë se LDK-ja nuk i nënshtrohet mendimit dhe votës pakicë të disa deputetëve brenda partisë, duke nënkuptuar atë se disa deputetë të LDK-së janë kundër nënshkrimit të mocionit për rrëzimin e Albin Kurtit.

Bajraj në një postim të tij në facebook ka thënë se Në LDK, mendimi dhe votimi ndryshe, është i lirë dhe i garantuar, për çfarë nuk ndiqet, nuk sanksionohet, nuk gjykohet dhe as nuk duhet të ndihet inferior asnjë LDK-ist, ngase kjo është një e drejtë e fituar, e kultivuar dhe e promovuar n’parti, tani e 30 vite ekzistence si subjekt demokratik i qendrës së djathtë dhe e pranuar në grupimin e Partive Popullore Europiane.

Ai po ashtu ka thënë se vendimi i shumicës është ligj, duke dashur të tregoj se gjithë depuetet duhet të kenë një mendim dhe se asnjë nuk duhet të dal kundër qëndrimit zyrtar të grupi paralamentar të partisë.

Postimi i plotë:

LDK-ja dhe vlerat e saja unike !

LDK-ja, nuk i nënshtrohet mëndimit dhe votës së pakicës n’forume partiake si në Kryesinë e LDK-së, dhe as në organet pëfaqsuse, siq është GP i LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ngase një nënshtrim ndaj tyre, do të ishte n’kundërshtim me vlerat e demokracisë parlamentare, euro-përndimore, ku vullneti dhe vendimi i shumicës bënë ligjin.

Në LDK, mëndimi dhe votimi ndryshe, është i lirë dhe i garantuar, për çfarë nuk ndiqët, nuk sanksionohet, nuk gjykohet dhe as nuk duhet të ndihet inferior asnjë LDK-ist, ngase kjo është një e drejtë e fituar, e kultivuar dhe e promovuar n’parti, tani e 30 vite ekzistence si subjekt demokratik i qendres së djathtë dhe e pranuar në grupimin e Partive Popullore Europiane (PPE) !

Vendimi i shumicës është Ligj !

E drejta e garantuar për të mënduar dhe votuar ndryshe në LDK, ka detyrimin e imponimit të vendimit të shumicës, i cili kthehet në Ligj për të gjithë, pavarsisht mëndimit dhe votës ndryshe.

– Ata të cilët, nuk respektojnë vëndimet e shumicës si vlerë kulminante e demokracisë pozitive parlamentare, euro-përendimore, vet-përjashtohen dhe humbin të drejtën e ushtrimit të ndikimit dhe të promovimimit të mendimit të izoluar dhe të pakicës në LDK dhe n’strukturat e saja përfaqsusese.

Vendimi i djeshëm i Kryesisë së LDK-së për mocion, është Ligj për LDK-në !

Zërat e vëquar dhe të ngelur në pakicë, zëra të cilët nuk janë pajtuar me vendimin e shumicës në Kryesinë e LDK-së, dhe dalin kundër, duhet të ri-shqyrtojnë pozicionin e tyre n’parti, ngase ; përpjekja për t’a sfiduar vendimin e shumicës, është sabotim dhe diversion anti-demokratik ndaj vlerave për të cilat ishim dakorduar dhe i kishim përqafuar me vullnet të lirë dhe bindje qytetare.

Ata të cilët nuk përfillin vendimin e shumicës, janë kolonë e pestë !

Nga dje, në LDK duhet të ndahet shapi nga sheqeri, pra kolona e pestë, duhet t’a marrë tagrin meritor, atë të marionetave të filtruara e të penetruara për dobi dhe llogari të qarqeve dhe agjenturave anti-LDK dhe anti-Kosovë.

Vend për kolonë të pestë n’LDK, nuk do të ketë më, dhe ndaj tyre do përdorën metoda demokratike të detektimit, demistifikimit dhe dhe dekonspirimit, duke i nxjerrë cullak (lakuriq) në dritë të Diellit.

Ky do jetë edhe fundi i privilegjeve dhe favoreve të marra prej tyre me mashtrim dhe veprimtari subversive, anti-LDK !

LDK-ja nuk ishte imune ndaj të tillëve, andaj duhet ma në fund që të funksionoj dhe veproj me maturi, duke u nda njëherë e mirë nga sindromi i kolones së pestë.

Mocioni për rrëzimin formal të Qeverisë Kurti, testi më thelbësor e fundamental për vetë LDK-në, në radhë të parë, dhe për Kosovën dhe shqiptarët përgjithësisht.

– Vazhdimi i Qeverisë Kurti, i pa dobishëm dhe mbi të gjitha i rrezikshëm për fatet e vendit dhe kombit.