Kërkohet paraburgim për personin që sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

E publikuar: 14/03/2019 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit I.K., nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar se me datën 13.03.2019, i dyshuari I.K., për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij M.K., duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku me këtë kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./Infosot/