Kërkohet padi për “Kumanovën”

E publikuar: 26/05/2015 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javën e ardhshme Prokuroria e Shtetit të Kosovës mund t’i nisë hetimet rreth vrasjes së nëntë shtetasve të Kosovës në konfliktin e armatosur në Kumanovë sapo Departamenti Mjeko-Ligjor ta dorëzojnë raportin me shkrim të autopsisë.

Është përfolur se disa nga nëntë të vrarët në përleshjen e 9 dhe 10 maj në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, mund të jenë ekzekutuar pas dorëzimit të tyre gjatë aksionit të policisë dhe të ushtrisë maqedonase, por që raporti i mjeko-ligjorëve të Kosovës, që pritet të përpilohet gjatë kësaj jave, mund t’i hapin rrugë prokurorit të rastit, Ali Rexha, që t’i nisë hetimet javën e ardhshme shkruan zëri.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se një raport i detajuar rreth autopsisë në Prishtinë do të përpilohet gjatë javës dhe si e tillë do t’i dërgohet prokurorit të Prokurorisë Speciale, Rexha.