Kërkohet ndërrimi i shtatores së Heriot “AGIM RAMADANI’’ dhe ndërtimin e Kullës në Zhegër

E publikuar: 22/09/2017 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enver Hajrullahu, kandidat për asamble komunale nga “NISMA PËR KOSOVËN”, ka shpalosur gjashtë prioritet e tij që do t’i inicioj si këshilltar i Kuvend Komunal të Gjilanit.

Hajrullahu ka shkruar në profilin e tij facebook nëse fiton mandatin e këshilltarit në Kuvend Komunal të Gjilanit do të inicioj ndërrimin e shtatores së Heriot Kombëtar “AGIM RAMADANI’’ dhe zëvedësimin e tij me një shtatore që dëshmon realitetin e luftës së shenjë të UÇK-së, dhe ndërtimin e Kullës “Agim Ramadani’’ në Zhegër, ka shkruar në profilin e tij facebook.

Për më tepër shih postimin e plotë të tij:

Të nderuar miq, shokë, familjarë dhe ju qytetarë të Komunës së Gjilanit, ju njoftoj se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më: 22 tetor të këtij viti, do të jem kandidat nga partia “NISMA PËR KOSOVËN” dega në Gjilan, për të fituar një ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Prandaj, duke besuar fuqishëm në vullnetin tuaj, me përgjegjësinë më të lartë morale dhe qytetare kërkoj besimin, konkretisht votën tuaj që të më mundësoni që për herë të dytë të ju përfaqësoj në KK të Gjilanit.

Ndoshta është post i privilegjuar, mirpo njëkohësisht edhe me përgjegjësi të madhe, unë do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve të Gjilanit pa dallim partie, feje dhe etnie duke e ditur që kërkesat dhe nevojat e qytetarëve janë të shumta.

Disa nga prioritetet që do ti inicioj nëse fitoj mandatin e këshilltarit te KK të Gjilanit:

• Ndërrimi i shtatores se Heriot tonë Kombëtar “AGIM RAMADANIT’’ i cili është i vendosur ne sheshin e qytetit tonë, dhe zëvedësimi me një shtatore siq i ka hije dhe që dëshmon realitetin e luftës së shenjë të UÇK-së. Gjithashtu edhe ndërtimin e Kullës “Agim Ramadani’’ në Zhegër, sepse qindra mijëra vizitorë anekënd botës që dëshirojnë të vizitojnë vendëlindjen e Heroit, ta kem edhe Kullën si simbol të rezistenës.

• Rikthimi i statusit të Komunës së Zhegrës, e cila ka mbetur peng që disa vite me radhë, për shka të neglizhencë së qeverisjeseve paraprake. Kryemistri në një debat publik me qytetarëte Gjilanit ka premtuar se do ta bëjë Zhegrën Komunë.

• Pasiqë shumë shpejt pritet të hapet pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, konkretisht në fshatin Stançiq, e cila rrugë kalon nëpër Zhegër, dhe do të ketë një fluks të madhë të automjeteve do të kërkoj që prej lumit Morava të vazhdoj të drejt nëpër trasenë e vjetër që është quajtur rruga e vjetër e Kumanovës.

• Në Gjilan janë rreth 1200 familje me asisitencë sociale, një familje merr prej 65 -150 Є në muaj, do të inicioj krijimin e një fondi të posaqëm, që do të ju dedikohet këtyre familjeve pë t’ia sigurura një standard më të mire jetësor.

• Do të ngris zërin në ngritjen e cilësisë së nivelit arsimor, në përmirësimin e kushteve shëndetësore etj.

• Prioritet të veçantë do ti japim rinsië për ardhërinë e tyre duke e ditur që kemi kuadro të shkëlqyeshme në fusha të ndryshme etj.

Me respekt,
MSc. Enver HAJRULLAHU