Kërkohet largimi i ambasadorit Ramiz Lladrovci

E publikuar: 13/03/2016 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Naim Rashiti, analist, nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nuk i lejohet diplomatëve dhe të ngarkuarve me detyrë që të futen në debate, sikur kjo e ish-komandantëve të UÇK-së.

Si rezultat i kësaj, Rashiti tha se miqësisht i kërkon Ministrisë së Jashtme ta kthej Ramiz Lladrovcin mbrapa, dhe kjo do t’i bënte mirë shërbimit të jashtëm dhe shtetit, transmeton Koha.net.

“Pavarësisht kush ka të drejtë në këtë debat. Ata të cilët janë brenda vendit dhe pjesë e politikës apo shoqërisë kanë të drejtë të vazhdojnë debatin. Por kjo nuk mund të i lejohet diplomatëve dhe të ngarkuarve në detyrë. Miqësisht do të i kërkoja Ministrisë së Jashtme ta kthej Ramiz Ladrovcin mbrapa. Kjo i bën mirë shërbimit të jashtëm dhe shtetit”, ka shkruar Rashiti.

Ai më pas thotë se të tjerët që nuk kanë qenë pjesë e asaj kohë, duhet të kenë kujdes sepse mund të gabojnë dhe se nuk duhet të futen në këtë debat.

“Te tjerët duhet të kenë kujdes, mos të futen në debatin aktual të luftëtarëve. Ata mund ta bëjnë këtë debat, janë në të drejtën e tyre, kanë hequr shumë në ato kohë e tani dhe askush nga të tjerët nuk e di çka ka ndodh në ato kohë. Prandaj të tjerët, në e çdo kush tjetër që nuk ishte pjesë e asaj kohe duhet të kujdes sepse mund të gabojë në gjykimin e tij”, ka përfunduar Rashiti.