Kërkim masiv për nëndetësen e zhdukur argjentinase

E publikuar: 20/11/2017 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një flotë ndërkombëtare me anije dhe avionë po kërkon për një nëndetëse argjentinase që është zhdukur, që nga java e kaluar.

NëndetësjaARA San Huan, me një ekuipazh prej 44 vetësh u zhduk të mërkurën e kaluar. Ajo është prodhim gjerman, me një motor me naftë, 66 metra e gjatë dhe me një peshë prej 2,200 tonësh.

Të shtunën, disa thirrje me satelit, prej vetëm disa sekondash, të cilat mund të mos kenë ardhur nga nëndetësja e zhdukur, ngjallën shpresa se ekuipazhi mund të ishte gjallë.

Në kërkimet për nëndetësen janë bashkuar anije dhe avionë nga Brazili, Shtetet e Bashkuara, Kili, Uruguai dhe Britania.