Kërkesat e ndërkombëtarëve nuk e kthejnë LDK-në në dialog

E publikuar: 04/01/2019 08:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kërkesat e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjithëpërfshirje në dialog nuk e kanë zmbrapsur Lidhjen Demokratike të Kosovës në kundërshtimin e saj ndaj ekipit negociator. Zyrtarët e LDK-së thonë se kjo parti nuk do të përfshihet në dialog, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë karshi ekipit negociator për dialogun me Serbinë.

Madje as vizita e ambasadorit amerikan Philip Kosnett në shtëpinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe as inkurajimet e tij që LDK-ja të përfshihet në këtë ekip nuk e kanë lëkundur qëndrimin që kjo parti ka ndaj delegacionit shtetëror dhe ndaj dialogut me Serbinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ekipi negociator po e dëmton Kushtetutën, sipas tij, një ekip i tillë do të duhet ta përfaqësonte shumicën