Kërkesat e Listës së përbashkët shqiptare të Luginës drejtuar Vuçiqit

E publikuar: 14/07/2020 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka bërë të ditur se i kanë paraqitur disa kërkesa Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

”Kësaj radhe ndryshe.

Sot ia bëmë të qartë presidentit Vuçiq qëndrimet e Shqiptarëve te Luginës së Preshevës. Nëse ai dëshiron t’i tregojë botës sa evropian janë si popull, është momenti i duhur ta vërtetojë me vepra. Jo më me fjalë.

Presim përgjigje!”, shkruan Arifi, njofton Klan Kosova.

”Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore
Zgjidhja e problemeve në arsim
zhvillim ekonomik të regjionit
çështja e institucioneve gjyqësore
Integrim të plotë të shqiptarëve në Trupin Koordinues”, janë kërkesat e tyre drejtuar Aleksandar Vuçiq.

Shqiptarët e bashkuar të Luginës në letrën drejtuar presidentit Vuçiq kanë shkruar se janë të interesuar gjithashtu për:

1. Ministri i Ministrisë së pushtetit lokal
2. Ndihmës Ministrin e Ekonomise
3. Sekretarin shtetror në Ministrinë e Arsimit
4. Kryetarin e Trupit Koordinues