Kërkesa tjetër e ministrit të Shëndetësisë: Flini veç e veç

E publikuar: 13/03/2020 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç rekomandimeve të shumta që ka dhënë stafi mjekësor dhe Ministria e Shëndetësisë me ditë të tëra, kjo e fundit sot ka dhënë edhe një rekomandim shtesë.

Ministri Arben Vitija ka kërkuar që familjarët të mos flenë në të njëjtin shtrat në këtë kohë të koronavirusit.

“Personat e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët tjerë të familjes”, ka këshilluar Vitia.

Ka një rekomandim edhe për banjot e shtëpisë.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që secili anëtar i familjes të flejë në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale.

“Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo personale”, tha Vitia.