Kërcimi befasues i nëntëvjeçares pranë përformuesit të rrugës (Video)

E publikuar: 20/03/2018 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lily Cross po shëtiste me prindërit nëpër qendrën e New Yorkut, ku u bë pjesë e një vallëzimi në rrugë.

Të pranishmit mbetën të mahnitur, kur nëntëvjeçarja tregoi aftësitë akrobatike, që ishin të ngjashme me ato të përformuesit, transmeton Telegrafi.

“E kisha për dore, kur më tha a të kërcej. I thash të vazhdonte dhe ja çfarë bëri, kur nuk e kisha ditur se din të lëvizë kështu”, ka thënë babai i fëmijës.

Në fakt, Lily është pjesë e një grupi vallëzimi, që mbajnë orë profesionale, ndërsa këto lëvizje janë tepër vështirë të realizohen. /Telegrafi/