Kërceu nga gëzimi nëpër oborr, derisa përjetonte shiun për herë të parë (Video)

E publikuar: 01/03/2019 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shiu mund të jetë monoton dhe i padurueshëm për të gjithë, por jo edhe për një qen nga Cape Town e Afrikës së Jugut, që po e përjetonte për herë të parë qëndrimin nën shi.

Derisa qëndronte në oborr, gjallesa dyvjeçare kërcente e gëzuar, ndërsa përpiqej t’i përpinte vrushkujt e ujit që binin nga strehët, transmeton Telegrafi.

“U gëzua së tepërmi, nuk dinte si të vepronte, mundohej të pinte sa më shumë ujë. Thjeshtë u dashurua në reshjet” ka thënë pronarja e qenit.

Mësohet se hera e fundit kur kishte rënë shi në atë zonë të thatë, e kishte gjetur atë si këlysh të vogël, që nuk  ka mbajtur mend asgjë. /Telegrafi/