Kërcënoi djalin e Vuçiqit në Facebook, arrestohet nga policia

E publikuar: 04/02/2019 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Beograd ka arrestuar personin që kërcënoi djalin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sekretarja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Biljana Popoviç Ivkoviq ka bërë të ditur se është arrestuar personi që kishte kërcënuar me varje djalin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përveç tij, është arrestuar edhe një person tjetër që kishte kërcënuar vajzën dhe djalin e Vuçiqit, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë, mediat serbe mbrëmë raportuan se djali i Vuçiqit, Danilo kishte marrë kërcënim në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, një person me inicialet S.M e kishte kërcënuar me varje dhe publikoi një fotografi duke mbajtur armë. Ivkoviq ka njoftuar se personat e dyshuar janë identifikuar e më pas arrestuar nga policia në Beograd.