Kërcënimi me jetë i Netanjahut dhe mbyllja e konsullatës së Izraelit në Nju Jork

E publikuar: 16/09/2017 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Konsullata e regjimit sionist në Nju Jork është mbyllur pas një pakete kërcënuese.

Sipas kanalit televiziv të regjimit Izraelit, konsullata e këtij regjimi në Nju Jork, të premten në mbrëmje ka marrë një paketë te mbuluar me material të bardhë në të cilën ishte kërcënuar Beniamin Netanjahu, kryeministër i regjimit sionist.

Pas marrjes së këtij mesazhi kërcënues që ndodhur një orë pas arritjes së Netanjahut në Nju Jork, konsullata u mbyll dhe punonjësit u urdhëruan të qëndronin brenda ndërtesës. Zyrtarët e konsullatës gjithashtu i bënë thirrje forcave amerikane të sigurisë për të vizituar konsullatën.

Netanjahu arriti në Nju Jork të premten mbrëma për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së./ PT