Kërcënimi i Vuçiq: Edhe po t’i sjellin në dialog miliona amerikanë, nuk e njohim Kosovën

E publikuar: 22/06/2019 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, thotë se shtyrja takimit në Paris nuk është disfatë e Gjermanisë dhe e Francës, por është situatë e vështirë për të gjithë.

Sipas tij Kosova e di se tashmë Serbia po kalon kohët më të mira të saj, dhe dëshiroj që ta bllokojë, prandaj sipas tij është e nevojshme që të ketë stabilitet politik dhe se Serbia duhet ta shfrytëzojë atë.

I pyetur nëse shtyrja e takimit në Paris është sinjal se SHBA-ja duhet të përfshihet në dialogun Serbi –Kosovë për zgjidhjen problemit, gjë që është edhe qëndrim i profesori amerikan Edward Joseph, Vuçiq ka thënë se “Joseph është serioz, i cili kurrë nuk ka qenë afër qëndrimeve të Beogradit, porse për Serbinë është e pamundur që të gjithë ata që e duan rolin kryesor të jenë ata që e përkrahin pavarësinë e Kosovës”.

“Shqiptarët e Kosovës po flasin gjepura, ndërsa Haradinaj e ka filluar ndjekjen kundër serbëve për shkak se për Serbinë po vijnë ditë më të mira”, ka thënë Vuçiq njofton b92.

“Përgjigja jonë është se neve po na ngutet, sepse po përparojmë shpejt, ndërsa koj nuk do të thotë se Serbia mund të përulet e t’i asgjësojë interesat e veta kombëtare”, ka thënë tutje ai duke shtuar se shqiptarët e Kosovës po shpresojnë në mrekulli , në politikë mrekullitë nuk gjenden.

Serbisë i mbetet ta kërkojë zgjidhjen me kompromis , ndërsa për sa i përket njohjes së Kosovës- edhe po t’i sjellin 350 milionë amerikanët, ajo nuk mund të zgjidhet në atë mënyrë” ka kërcënuar Vuçiqi.

Ai mendon se amerikanët e dinë këtë, prandaj e dëshirojnë dialogun.