Kërcënimet e Serbisë, Bushati: Liderët luftënxitës të ndryshojnë gjuhë! Duhet dialog

E publikuar: 16/01/2017 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me provokimet dhe kërcënimet nga ana e krerëve të Serbisë që ministri i quan “liderë luftënxitës”.

Ministri Bushati thotë se kjo retorikë nuk con asgjëkundi dhe se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë vetëm përmes dialogut.

“2017 zbriti me këmbën e gabuar për Europën Juglindore. Fantazitë e egra të liderëve luftënxitës të Serbisë irrituan njësoj Europën, shqiptarët dhe serbët.

Në përvjetorin e masakrës nga ana e Serbisë në Raçak Kosovë, kjo mbrojtje e agresionit është e papërgjegjshme dhe e turpshme.

Tonet e larta të pajustifikuara duhet të ulen e të qetëson dhe arsyeja duhet të mbizotërojë. Kërcënimet dhe retorika nxitëse e liderëve të Serbisë nuk çojnë asgjëkundi”, – shprehet ministri shqiptar.