Kërcënim me bombë, evakuohet aeroplani i “Turkish Airlines” në Gjermani

E publikuar: 14/09/2017 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroplani i Turkish Airlines u evakuua pas kërcënimit me bombë në “Köln Bonn Airport” të Gjermanisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani veçse ishte gati për të filluar fluturimin kur u urdhërua ndalimi emergjent, e më pas edhe evakuimi.

“Nga thirrja telefonike ishte e qartë se thirrësi po synonte një fluturim të Turkish Airlines”, ka thënë një zëdhënës i policisë për mediat gjermane.

Të gjithë 111 pasagjerët janë evakuuar dhe zyrtarët policorë kanë filluar operacionet e zbulimit.