Ker-Lindsay: Ekspertët mendojnë se njohja nuk mund të tërhiqet

E publikuar: 31/10/2017 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori James Ker -Lindsay thotë se hapi i Surinamit nuk paraqet “anulim të njohjes së Kosovës” por “njohje të sovranitetit ë Serbisë ndaj Kosovës”.

“Kjo, nëse konfirmohet, është gjë e madhe. Serbia po thotë se Surinami e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Teknikisht, në pyetje është njohja e Serbisë ndaj Kosovës. Ekspertët mendojnë se njohja nuk mund të tërhiqet, por mundet që ndonjë shtet të shprehë sovranitetin ndaj një territori”, thotë Lindsay.

Profesori britanik, i cili merret me Ballkanin, në Twitter ka shkruar se çështja e njohjes është “çështje politike e jo çështje juridike”.

Ai ka përkujtuar se në rastin e Kosovës është thirrur në të drejtën ndërkombëtare.