Keqpërodorime masive, u paguan 168 mijë euro për punë që kryhen me një kërkim në Google

29.02.2020 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Keqpërodorime masive, u paguan 168 mijë euro për punë që kryhen me një kërkim në Google

Gazeta Express29/02/2020 12:03
Një raport i brendshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE), që tashmë i ka shkuar edhe Zyrës së Kryeministrit, shpalos detaje për një kontratë tjetër të madhe të nënshkruar nga ish-ministrja Dhurata Hoxha në vitin 2019.

Në mesin dy kontratave të mëdha për lobim që u nënshkruan nga Dhurata Hoxha, sa ishte në krye të Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE), është edhe ajo me kompaninë franceze “MAJORELLE PR & Event”.

Një dokument i brendshëm i MIE-së, të cilin e ka siguruar Buletini Ekonomik, tregon sesi kjo kompani u pagua 168 mijë euro për disa shërbime fare të thjeshta.

Aktiviteti kryesor i saj ishte që ta njoftonte ministrinë në baza mujore lidhur me atë se çfarë shkruanin mediat franceze për Kosovën.

“Nga raportimet e këtij operatori ekonomik për shërbimet e kryera në emër të MIE dhe natyrën e shërbimeve, dalin dyshime mbase të bazuara se a i’a ka vlejtë të paguhen 28,000.00 euro në muaj për shërbime të tilla (si p.sh. përcjellja e shtypit francez etj; se a e kanë përmendur ose jo Kosovën, etj;), gjë e cila do mund të bëhej edhe nga Kosova, me një kërkim të thjeshtë duke shkruar fjalën “Kosova” bashkë me datën përkatëse në google”, thuhet në këtë raport, që tashmë i ka shkuar edhe Zyrës së Kryeministrit.

Raporti është përgatitur pas ardhjes së Blerim Rekës në krye të Ministrisë së Integrimit Evropian.

Si aktivitet tjetër në raport përmendet “lobimi” i kompanisë për të sjellë në Kosovë gazetarë të huaj për përcjelljen e “Sunny Hill Festival” apo “Dokufest-in”.

“Madje s’kishin arritur të gjejnë interesim të duhur të mediave franceze; ndonëse për këto ngjarje në Kosovë kishin ardhur media nga e tërë bota, sidomos për t’a përcjelluar artisten Dua Lipa në “Sunny Hill Festival”, e të ngjashme. Tërë ky “aktivitet” i kompanisë lobuese franceze duket më tepër si një tallje dhe nënҫmim ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.

Kjo është kontrata e dytë e kësaj ministrie qe ka për qëllim aktivitetet lobuese.

Një tjetër kontratë ishte nënshkruar po në vitin 2019, me kompaninë amerikane “Madison Global Strategies”.

Edhe në këtë rast, u konstatuan parregullsi në zbatim, derisa kompania në fjalë ka paralajmëruar edhe arbitrazh për Kosovën, me një pretendim prej 513 mijë euro.

Detajet e kontratës

Kjo kontratë 13 – faqëshe, nga MIE-ja është nënshkruar më datën 28.03.2019 nga Kushtrim Cukaj, Sekretar i Përgjithshëm i MIE-së, nga ish-ministrja e MIE-së, Dhurata Hoxha dhe nga Fitim Mustafa, Zyrtar përgjegjës i Prokurimit në MIE, ndërkaq nga pala franceze nga Sacha Mandel, Drejtor i Majorelle PR & Events.

Në raport saktësohet se kontrata është nënshkruar “bazuar në kërkesën e ministres së MIE, Dhurata Hoxha, të datës 19.02.2019, protokoluar në MIE më datë 21.02.2019”.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 168.000 Euro dhe është lidhur për gjashtë muaj, apo me obligim pagese nga 28.000 euro në muaj.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Veseli: Albin Kurti mashtrues, nisi reciprocitetin pasi e kuptoi nga Kushtetuesja se nuk do të jetë kryeministër

Veseli: Albin Kurti mashtrues, nisi reciprocitetin pasi e kuptoi nga Kushtetuesja se nuk do të jetë kryeministër

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

Për masat shtesë të reciprocitetit, Kurti: Serbia ka ndërruar qasje…, i kundërvihemi me masë reciproke

Lajçak kërkon heqjen e menjëhershme të reciprocitetitP

Lajçak kërkon heqjen e menjëhershme të reciprocitetitP

Ky është vendimi i plotësuar rreth reciprocitetit me Serbinë

Ky është vendimi i plotësuar rreth reciprocitetit me Serbinë

Daçiq: S’ka dialog pa heqjen e reciprocitetit, duam kompromis por s’do pranojmë Kosovën

Daçiq: S’ka dialog pa heqjen e reciprocitetit, duam kompromis por s’do pranojmë Kosovën

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë