Keqpërdorimi i resurseve shtetërore për fushatë elektorale në Maqedoninë e V.

E publikuar: 27/06/2020 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut, në veçanti ato që aktualisht janë në pushtet edhe në këtë cikël zgjedhor nuk do të zgjedhin mënyra për të keqpërdorur resurset shtetërore për fushatë zgjedhore.

Kështu vlerësojnë ekspertët duke komentuar njoftimet se partitë që në ditën e parë të fushatës kanë nisur me keqpërdorimin e fondeve buxhetore për promovimin e fushatave elektorale,

Ish-anëtari i Komisionit anti-korrupsion, Arif Musa, thotë se bartësit e funksioneve vazhdojnë të keqpërdorin detyrën zyrtare derisa të mos veprojnë organet e drejtësisë.

“Definitivisht elementi i ndëshkueshmerisë tek në shtetin tonë nuk funksionon andaj kemi dhe kriminalitet posaçërisht në aspektin ekonomik në të gjitha sektorët e vendit, në ekonomi, shëndetësi, pra në çdo pore të shoqërisë, nuk është lënë vend pa u keqpërdor paratë publike. Ato duhet të jenë transparente dhe të japin llogari se si dhe ku i shpenzojnë paratë publike” thotë Musa.

Kryeministri, Oliver Spasovski ka tërhequr vërejtjen se do të ketë sanksione për çdo keqpërdorim të resurseve shtetërore.

“Për çdo keqpërdorim të resurseve shtetërore për qëllime partiake do të sanksionohet ashpër.. këtë mesazh e dërgoj kryesisht për zyrtarët dhe për të gjithë ata që kanë qasje në resurset shtetërore”, ka deklaruar kryeministri Spasovski.

Megjithatë, ai dhe zyrtarë të tjerë si zëvendëskryeministrja, Milla Carovska, ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska e funksionar të tjerë, që në fillim të fushatës kanë marrë pjesë në përurimin e punimeve të ndryshme në infrastrukturë, si në vendosjen e gurthemeleve për ndërtim të shkollave, çerdheve, kanalizimeve e objekteve tjera.

Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit ka paralajmëruar partitë që fondet buxhetore për ndërtimin e rrugëve, rrjetit të ujësjellësit, terreneve sportive nuk duhet të keqpërdoren sikur që nuk mund të ketë as pagesa të shtesë për kategori të caktuara të qytetarëve.

Sipas kodit zgjedhor, në periudhë parazgjedhore, me para shtetërore ose para të fondeve publike nuk lejohen ndërtime të objekteve infrastrukturore, përveç nëse për këtë qëllim paraprakisht nuk janë siguruar mjete nga buxheti.

Gjithashtu, ligj i u ndalon zyrtarëve të që mbajnë tubime publike lidhur me fillimin e punimeve apo lëshimin në përdorim të objekteve të ngritura me para publike.

Zyrtarët e emëruar apo të zgjedhur gjithashtu në fushatë parazgjedhore nuk lejohen të shfrytëzojnë zyrat e tyre, pajisjet apo makinat zyrtare për promovime të fushatës elektorale.