‘’Keni bërë vjedhje industriale’’, ‘’Kjo është gjuhë e rrugëve’’ – procesi zgjedhor përplas ashpër Pecin dhe Fetahun e PDK-së (VIDEO)

E publikuar: 12/01/2021 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një përplasje e ashpër mes këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, Faton Pecit, dhe përfaqësuesit të PDK-së, në KQZ, Faton Fetahu për organizimin e procesit zgjedhor, ka ndodhur sonte në Rubikon të Klan Kosovës. ”Në rast se dikush më së pakti ka të drejtë morale për të diskutuar për një proces të rregullt zgjedhor, dhe për respektimin e votës – jeni ju”, iu është drejtuar Peci, Fetahut referuar Partisë Demokratike të Kosovës. ”Ju keni bërë vjedhje industriale, ju jeni sinonim i abuzimit me vullnetin e lirë qytetarë dhe si të tillë refuzoj me dëgju ligjërata morale nga një parti që është sinonim i manipulimit të procesit zgjedhor”. Mes këtyre acarimeve, të menjëhershëm mes fjalësh pati reagimin përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Faton Fetahu, i cili komunikimin e Faton Pecit, e cilësoi për keqardhje, njofton Klan Kosova. ”Zyra e presidentit është institucioni kryesor dhe është për keqardhje që e përdorë këtë gjuhë”. https://www.youtube.com/embed/ecKJMZJn03A?feature=oembed ”Kjo është gjuhë e rrugëve zotri. Mund t’ju them juve si këshilltar dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, t’i referoheni dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”. ”Nuk ke çka i referohesh ti kërkujt. Hiç s’ke çka i referohesh”, vazhdonte reagimin, këshilltari i presidentes Osmani ndaj përfaqësuesit të PDK-së.