Këngëtarja shqiptare e nis javën me "sulm", kujt i adresohet?

E publikuar: 23/10/2017 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithashtu ajo ka lëvruar edhe zhanre të ndryshme të muzikës si folk apo edhe të lehtë. Ndonëse kohët e fundit nuk ka publikuar material të ri muzikor sërish Poni është mjaft e dashur për shqiptarët dhe kjo vihet re edhe në koncertet e saj të shumta. 

Këtë mëngjes ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shfaqet e veshur me një fustan të keq deri në fund të këmbëve duke u dukur më në formë se kurrë. 

Megjithatë ajo çfarë ka bërë më tepër përshtypje ka qenë pikërisht shprehja me të cilën ajo ka shoqëruar foton: “Shiko drejt dhe vendos te tregohesh i zgjuar! Mos u provoko!!! Nga ky moment ti je mbi ata , ke fituar !!!!!!,”-përfundon këngëtarja, e cila mesa duket ka dashur ta nisë ditën me shprehje mjaft inkurajuese.

Poni është gjithashtu nënë e një djali, të cilin kohën e fundit ka nisur ta ekspozojë më tepër në rrjete sociale. 

Në postimet e saj e shohim në formë mjaft të mirë fizike, ndërkohë që nuk lë pas dore as aktivitetin fizik./Gazeta Express/