Këngëtarja kosovare që po bën namin në Turqi

E publikuar: 06/07/2018 06:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është kjo Asya Gashi, e cila është duke e bombarduar skenën turke më këngë të ndryshme që janë duke u punuar nga kompozitorë dhe tekstshkrues të njohur turq.

Asya u bë e njohur me këngën që e lansoi muaj më parë nga legjenda Serdar Ortac, derisa kënga më e re “Dansoz” është lansuar në fund të qershorit.

Edhe këtë këngë ajo e ka punuar me muzikë të Ortac, i cili në biografinë e tij ka bërë edhe këngë të tjera të njohura.

Ndryshe, Asya emrin e vërtetë e ka Laureta dhe u bë e njohur me këngën “Riya”, një këngë që u bë hit në youtube.

Pritet që Asya të sjell edhe projekte të reja muzikore, edhe në turqisht por edhe në shqip. /GazetaExpress/