Këngëtarja e famshme largohet nga rrjetet sociale pas tragjedisë personale

E publikuar: 05/01/2019 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e famshme britanike Jessie J, ka marrë pushim në rrjetet sociale pas vdekjes së papritur të bodyguardit të saj.

30 vjearja ka thënë se do të largohet nga rrjetet sociale për shkak të vdekjes së papritur të punonjësit të saj Dave.

“Po e nis vitin me disa gjëra të papritura personale. Kjo më ka bërë që të jem më prezente në jetën time. Të kaloj më shumë kohë me njerëzit që i dua dhe të kem kohë për veten. Kur të godet mërzia, është e rëndësishme që ta përqafojmë në mënyrë që të mos na definojë. Kështu që do të pushoj pak nga rrjetet sociale”, ka thënë Jessie. /Prive.al