Këngëtari që këndonte "mollës", rrëfen jetën bashkëshortore!

E publikuar: 24/03/2018 05:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më pas do të vijonte karrierën e tij muzikore solo, me shumë shumë këngë dhe bashkëpunime.

Bushati i ka të rralla daljet në media, por sot ishte i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan së bashku me dy djemtë e tij Ateon, 12 vjeç dhe Bjornin, 9 vjeç.

Gjatë emisionit këngëtari foli për jetën private për të cilën dimë shumë pak. Ai tha se është njohur me bashkëshorten e tij vite më parë në një event, kur ishte vetëm 21 vjeç dhe kanë 13 vite të martuar.

Unë jam i martuar prej 13 vitesh. Gruaja ime ka mbaruar mësuesi dhe punon për një kompani të huaj, nuk e ushtron profesionin. Jemi njohur rastësisht vite më parë në një aktivitet kulturor kur unë isha 21 vjeç dhe ajo 17 vjeç. Aty nisi çdo gjë, ne u bashkuam dhe nuk u ndamë më”, tha Bushati./Klan Tv/