Këngëtari i njohur fiton 200 milionë dollarë

E publikuar: 12/05/2017 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jay-Z ka nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare në vlerë prej 200 milionë dollarë me promotorin e turneve Live Nation.Ikona e muzikës rap njoftoi të enjten për marrëveshjen, e cila do të vazhdojë marrëdhënien e tij me kompaninë, një lidhje e cila filloi në vitin 2008.Një person i njohur me situatën, në kushte anonimiteti tha për Associated Press se Jay-Z ka fituar 200 milionë dollarë për marrëveshjen e re.
Live Nation ka prodhuar një numër të madh të paraqitjeve live të Jay-Z, duke përfshirë bashkëpunimet e tij të fundit me Beyonce dhe Justin Timberlake.

Jay Z do të interpretojë live gjatë këtij viti në një numër të madh të festivaleve muzikore, duke përfshirë Austin City Limits, Meadoës Music dhe Art Festival, si dhe festivalin e tij Made In America.

Në anën tjetër, edhe këngëtarja nga Kosova Rita Ora kishte bashkëpunuar me Live Nation, por më pas ishte zbuluar arsyeja pse Rita kishte vendosur ta padis shtëpinë e incizimit të Jay Z-is, ‘Roc Nation’.

Mediet raportuan se mosmarrëveshja mes tyre ishte shkaktuar nga rivalja e Ritës, Rihanna. Nuk është fshehtësi që Rita dhe Rihanna asnjëherë nuk kanë pasur raporte të mira mes veti dhe tani raportohet se Rihanna ka gisht në atë që “Roc Nation”, nuk e ka trajtuar drejtë këngëtaren kosovare.

Rita thuhet se ka zbuluar që Rihanna-s i janë ofruar të gjitha këngët hit para se t’i jepeshin Ritës. Pra Rihanna ka zgjedhur këngët e para, pastaj çka kanë mbetur kanë shkuar për Ritën. “Rihanna kurrë nuk e ka pëlqyer Ritën dhe e ka shfrytëzuar ndikimin e saj që ta dëmtoj Ritën. Shkaku i saj Roc kation nuk është angazhuar aq shumë në promovimin e Ritës”, ka deklaruar një burim. Tani Rita kërkon dëmshpërblim miliona dollarësh nga kjo kompani.