Këngëtarët përcaktojnë datat e dasmave

E publikuar: 17/01/2018 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E gjithë kjo për faktin pasi që këngëtarin të cilin dëshironi ta merrni, po nuk e rezervuat tani më nuk do të jetë i lirë për shkak të datave të zëna, transmeton Gazeta Express.

Këngëtari tani ndodh të përcaktojë edhe datën e dasmës suaj dhe për të pasur në dasmë atë që pëlqeni duheni më shumë se një vit më herët ta rezervoni. Dihet që më të kërkuarit e më të paguarit sot janë këngëtarët që këndojnë këngë popullore.

Gazetari i Express si një qytetar i interesuar për rezervimin e një këngëtari për një dasmë në këtë verë ka kontaktuar disa nga këngëtarët më të kërkuar të dasmave shqiptare.

E padyshim njëra nga ato që pëlqehet jashtë mase nga shqiptarët kudo që janë, është Edona Llalloshi.

Ajo është shprehur se tashmë ka të rezervuara të gjitha datat për muajt korrik dhe gusht dhe nuk mund të pranojë asnjë tjetër, për arsye se asnjë nga ditët e këtyre muajve nuk është e lirë.

Ashtu si Edona, janë shprehur edhe Ermal Fejzullahu, Artiola Toska, Ylli Demaj, Ymer Bajrami e Alban Mehmeti.

Përmes telefonit ata gazetarit që paraqitej si një qytetar i kanë thënë se tashmë kanë të rezervuara thuajse të gjitha datat për verën që po vjen.

Kujtojmë se dasmat janë ato që estrada shqiptare fiton më së shumti, pasi  çmimet sillen nga 2000 deri në 5000 euro./GazetaExpress/