Këngetarët hajna – Ja si i blejnë klikimet (Foto)

E publikuar: 15/09/2015 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej kohësh flitet gjithandej për blerje klikimesh dhe manipulime të ndryshme të këngëtarëve shqiptar në kanalin muzikor ‘’Youtube’’.

Disa ishin të bindur se këngëtarët po manipulojnë me klikimet, ndërkaq disa shfaqnin skepticizëm në lidhje me këtë çështje, shkruan ‘’Kosovarja’’.

Megjithatë, e vërteta është se klikimet blihen. ‘’Kosovarja’’ bën publike edhe faqen ku këngëtarët I blejnë klikimet fallce.

Kjo, sigurisht është jo legjitime, andaj kanali muzikor ‘’Youtube’’ me të identifikuar manipulimet, heq videot nga hapsira e saj.

Sot, ka ndodhur edhe fshirja e radhës. ‘’Youtube’’ e ka fshirë duetin mes Mozzik dhe Xhensila Myrtezaj, e kjo për shkak të dyshimeve të ‘’Youtube’’ rreth manipulimit me klikime.

Xhensila dhe Mozzik nuk janë të vetmit artistë shqiptarë, puna e të cilëve është hequr nga ky kanal muzikor, për të njejtat arsye, transmeton ‘’Kosovarja’’.