Kënga “Swan Song” nga Dua Lipa arrin kaq milionë shikime në YouTube

E publikuar: 15/02/2019 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua Lipa, para pak javësh publikoi këngën e re “Swan Song”.

E kjo këngë e artistes shqiptare është kolonë zanore e filmit “Alitta:Battle Angel”, premiera e të cilit ishte në Londër dhe pjesë e tij ishte edhe Dua, shkruan lajmi.net.

Me anë të një video të fundit, Lipa tregon se projekti deri më tani ka mbledhur afro 20 milionë shikime në YouTube.

“Afro 20 milionë shikime në Swan Song!! Alita Battle Angel tani edhe në teatër!! Shko Shko Shko, Faleminderit”, ka shkruar ajo

Këngëtarja Lipa, së fundmi mori edhe dy çmime në “Grammy Awards”, sukses ky tejet i madh për të.