Këndvështrimi i MSA-së

E publikuar: 08/11/2015 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nehat Emrullahu
Kosova tashmë është projekt i bashkësisë ndërkombëtare. Ajo është përcaktuar drejt Integrimeve Euro-Atlantike. Ajo duhet të bëhet anëtare e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë si atyre politik, financiar, ekonomik, kulturore dhe sportiv.
Mençuria dhe aftësia menaxhuese këtë rrugëtim do ta kurorëzonte më lehtë dhe më shpejt, kënaqshmëria e kosovarëve do te rritej në mënyrë progresive.
Dokumenti me rreth 600 faqe i përpiluar nga stafi i BE-se në bashkëpunim me përfaqësuesit e Republikës se Kosovës, edhe sot, pas nënshkrimit dhe miratimit të saj në Kuvendin e Kosovës mbetet një dokument i lexuar-dhe i pa lexuar nga:
– Pozita, e cila e shef si të arritur drejt Integrimeve Evropiane;
– Opozita, e cila do ta zhvlerësoj në çdo mënyrë me pretekstin se nuk ka të bëjë asgjë me Integrimet Evropiane;
– Qytetaret të cilët me interesim i përcjellin rrjedhat duke vlerësuar drejt se marrëveshjet e nënshkruara me BE-në duhet të reflektojnë progres për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Është një kohë tejet e vështirë për politik bërësit dhe më e pa qartë dhe e pa kuptimtë për qytetarët. Edhe më të vështirë e bëjnë debatet deri në ofendime të rënda si rrjedhojë e Demarkacionit dhe Zajednicës ose ose si pasojë e shpirtngushtësisë për marrje-ruajtje të karriges. Mungesa e alternativave për reforma te thella sidomos ne fushën e drejtësisë me qëllim të krijimit të parakushteve për jetë normale dhe zhvillime socio-ekonomike vazhdon të krijoj pasiguri dhe mungese perspektive për qytetaret.
MSA-ja erdhi në kohën kur Kosova vlon e përvëlon jo nga qytetaret por nga njerëzit e pozicionuar ne institucione te cilët duket se i madh e i vogël e kanë kapur shtetin. Qytetaret tashme janë mësuar, janë bere dëgjues te mire dhe te disiplinuar për vete faktin se nuk mund te ndryshojnë rrjedhat dhe nga ata kërkohet te kënaqen me atë qe ju servohet-pa alternativa. Fundja, a nuk është kështu edhe për politikbërësit, ata bëjnë atë që munden për vete dhe qytetaret dhe para mediave flasin dhe zgërdhihen duke treguar vetkënaqshmërinë për ndonjë ide çasti ose ndonjë gjë të premtuar gjatë fushatës që me kohë ka devalvuar deri në palcë. Duhet kuptuar se pritshmëria bazohet ne premtime dhe ne rezultate konkrete. Premtimet mbesin derisa rezultatet vazhdojnë te mungojnë, te paktën kështu është bindja e qytetareve kosovare.
MSA-ja nga përfaqësuesit e ‘koalicioneve’ pozite-opozite prezantohet si nje e arritur e madhe drejt ‘integrimeve euro-atlantike’ ose si një diçka jo edhe e rëndësisë së madhe sepse nuk i është dhënë rëndësia e anëtarësimit ne BE.
E vërteta është se për nënshkrimin e MSA-se është pritur gjatë, është marrëveshja e pare kontraktuale e nënshkruar ne mes te BE-se dhe Republikës se Kosovës e cila hape perspektiva te reja për qytetaret e Kosove dhe kjo parimisht duhet te na gëzoje. Pavarësisht mosnjohjes nga pese shtete BE-ja na pranon si partner ne fushën e tregtimit te mallrave ne te dy drejtimet (export-import).
Paraprakisht ishte firmosur CEFTA për te cilën ne vazhdimësi Serbia ishte kundër dhe bënte pengesa, megjithatë dorën ne zemër duhet pranuar se edhe ne jo qe ishim edhe aq te përgatitur për shfrytëzimin e mundësive te krijuara me anëtaret e CEFTA-s. Ndodhi qe një delegacion i Kosovës ne një takim te CEFTA-s ne Mal te Zi e lëshoi takimin, sigurisht nga presioni serb dhe aleatëve te tyre (ne një emision ne TV shprehen krenar!). Dorëzimi-ikja nga takimi tregon papjekuri për përgjegjësitë dhe obligimet qe marrin përfaqësuesit e institucioneve te Republikës se Kosovës.
Përveç kësaj, gjatë kësaj kohe janë nënshkruar edhe marrëveshje preferenciale me disa shtete te cilat treguan gatishmëri për hapje te mundësisë për eksport-import te produkteve specifike.
Tashmë me MSA-ne, Kosova beri një hap te madh, shume te rëndësishëm, sepse me këtë nënshkruajti një marrëveshje kontraktuale afat gjate me obligime dhe përgjegjësi reciproke. Kosova detyrohet te beje progresin e duhur ne fushat si: dialogu politik dhe bashkëpunimi rajonal, liberalizimi progresiv i këmbimit te mallrave, bashkëpunimi ne ndërtimin dhe përshtatjen e legjislacionit si dhe bashkëpunimi ne fushën e drejtësisë. Kjo është një barre jo e lehte për institucionet kosovare nëse vlerësojnë drejt rëndësinë e sundimit te ligjit dhe zhvillimin ekonomik për te mare Statusin Kandidat për Anëtarësim në BE.
Përfitimet padyshim duhet te jene te mëdha. Kosova siguron eksport te produkteve pa dogane ne gjithë tregun evropian, edhepse kapacitetet tona janë te limituara për një treg kaq te madh, megjithatë rrugët janë te hapura. Përkrahja me investime dhe donacione ne fusha te ndryshme sidomos ne bujqësi do te jete një mundësi e madhe për fermerët. Sfide e madhe mbetet funksionimi i ligjit dhe politikat fiskale me qellim te prurjes se investitorëve te huaj për te cilët organizimi i prodhimit mund te jete shume atraktiv pikërisht për shkak te fuqisë se re punëtore dhe çmimit te ulët te saj, GDP se ulet si dhe çmimit te ulet te pronës. Investitorët e huaj kërkojnë para se gjithash siguri dhe resurse humane, bizneset vendore do te kenë mundësi zgjerimi të biznesit, bashkërisht do te gjenerojnë vende te reja te punës, dhe kjo është pikërisht ajo qe ne na duhet dhe duhet vlerësuar.
Me këtë rast për qytetaret e Kosovës është krijuar edhe një mundësi dhe kjo është punësimi i perkohshëm ne vendet e BE-se. Kjo realizohet me sigurimin e kontratave për një kohe te caktuar nga punëdhënësi ne shtetet e BE-se, dhe kjo mundësi duhet shfrytëzuar maksimalisht sidomos nga bizneset shqiptare qe funksionojnë ne shtetet e BE-se për interesat e tyre dhe për interesa te të rinjve kosovar.
Pra, një armate e te rinjve dhe te moshës se mesme (bartës familjar) janë ne pritje te hapjes se vendeve te reja te punës. Papunësia është absolutisht me e madhja ne gjithë rajonin, rreth 40% te pa pune dhe kjo duhet marre si shqetësim kryesor për ‘koalicionet’ pozite-opozite!!!
Përshtatja e legjislacionit me atë te BE-se është domosdoshmëri dhe kjo detyrimisht rrite konkurrencën imponon kontrollin dhe rritjen e cilësisë konform standardeve të BE-së.
Me këtë, importi i prodhimeve nga shtetet e BE-se do te rritë konkurrencën ndaj prodhimeve vendore dhe sidomos ndaj atyre te Serbisë (me cilësi te diskutueshme) qe përfshinë pothuajse 1/4 e gjithë importin legal dhe atë ilegal ose kontrabandues. Me këtë qytetaret do te shërbehen me prodhime cilësore dhe me çmime më të mira. Zbatimi i MSA-se do te jete nen mbikëqyrje te BE-se dhe do te realizohet ne mënyrë progresive për produkte specifike me një dinamikë te caktuar duke mos dëmtuar prodhimet vendore.
MSA-ja, pa diskutim është fitore e radhës e cila domosdoshmërisht na ofron drejt BE-se gjithnjë me shprese se ne një të ardhme te shpejte do ta kemi edhe liberalizimin e vizave si dhe integrime ne mekanizmat tjerë ndërkombëtare. Derisa, sa i përket anëtarësimit ne BE kjo nuk do te thotë se nënshkrimi I MSA-se nuk thotë asgjë, megjithatë, MSA-ja nuk ka te beje aspak me anëtarësimin ne BE, fundja kjo është përvoja edhe e shteteve te tjera kandidate për anëtarësim ne BE.
Politikbërësit në debate duhet te jene racional dhe te arsyeshëm duke marre për baze interesat qytetare, integrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtare dhe kritik ndaj parregullsive (te cilat i kemi me shumicë) si dhe kërkesave ne vazhdimësi mire te planifikuara nga Serbia. Megjithatë duhet pranuar se fjala dhe veprimet tona e bëjnë Kosovën shtet të suksesshëm me qytetarë të respektuar.