Këndonte dhe i binte pianos për të birin e sëmurë, befasohet nga duartrokitjet e mjekëve (Video)

E publikuar: 05/04/2018 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Abby Tanner këndonte dhe i binte pianos, që ndodhej në mes të një spitali në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, për të birin e sëmurë që qëndronte në karrocë.

Me të përfunduar, ajo u befasua nga duartrokitjet që i dhanë mjekët dhe infermierët, të cilët e shikonin fshehtas nga korridori i katit të dytë, transmeton Telegrafi.

Pos shërbyesve shëndetësorë, videoja që mund ta shihni më poshtë, është pëlqyer shumë edhe prej shikuesve në internet, që e kanë shpërndarë më se 100 mijë herë, brenda disa ditëve.

“Ishte një moment privat mes meje dhe të birit, nuk e dija që po më shikonte dikush. Aq më pak, që do të më duartrokiste”, ka thënë Tanner, pasi filmimi u bë viral.

Raportohet se fëmija saj njëvjeçar, vuan nga një gjendje e rrallë epilepsie dhe po priste për një kontroll. /Telegrafi/