Kelmendi: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet. Ja si do të votoj për president! (Video)

E publikuar: 12/01/2016 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gëzim Kelmendi, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se pret prapë një bllokim të Kuvendit edhe në vitin që sapo kemi hyrë, sipas tij, zgjidhja e vetme e situatës në vend janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

“Po e them për herë të parë që zgjidhje politike për këtë situatë janë zgjedhjet për faktin se pozita dhe opozita kanë mendime që nuk lëkunden nga qëndrimet e tyre”, ka thënë Kelmendi.

Këto komente, Kelmendi i bëri në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Kryetari i partisë Fjala në “Kontakt” shtoi se marrëveshjet si ajo për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi janë të dëmshme për Republikën e Kosovës. Kelmendi tha se i pari e ka ngritur çështjen dhe dyshimet për demarkacionin me Malin e Zi, para pesë vitesh.

“Unë për demarkacionin për herë të parë, në muajin mars të vitit 2011 në mandatin e parë kam ngritur këtë çështje dhe dilemat për demarkacionin me malin e Zi, por kërkesa ime kishte hasur në vesh të shurdhër dhe prej 2011 kanë kaluar 5 vjet dhe jemi vonuar në këtë proces”, shtoi Kelmendi në “Kontakt”.

I pari i partisë Fjala foli edhe rreth dhunës dhe protestave që po bëhen kohëve të fundit, për pretendimet që kanë si parti për zgjedhjet e ardhshme dhe për votimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës.