Kelmendi tregon arsyen pse po duan ta rrëzojnë Mustafën nga posti (Video)

E publikuar: 26/04/2017 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi thotë se deri në vitin 2020 nuk mund të investohet asgjë në Kosovë, sepse, sipas tij, në vitin 2012 ishte sjell një ligj ekskluzivisht për ta dëmtuar biznesin e tij.

“Një lider politik në vitin 2012 ka nxjerr ligj ekskluziv për ta dëmtuar ELKOS-in edhe mua, me çka unë s’kam drejt të investoj në Kosovë deri në 2020”, ka thënë Kelmendi në televizionin Rrokum.

Ndërsa, duke komentuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, Kelmendi ka thënë se “Qeverinë Mustafa po duan ta rrëzojnë sepse, ua ka larguar duart akterëve politikë prej afaristëve ekonomikë”.

Sidoqoftë, Kelmendi duke folur për qeverisjen aktuale, zëvendëskryeministër i së cilës është ka thënë se “afaristët kanë me u ndje mirë me bizneset e tyre, nëse shkon koalicioni qeverisës deri në fund të mandatit”.