Kelmendi takohet me të rijtë e Kaçanikut: Kur të shkoni për n’Shkup, kthejeni kryet dhe përuluni me respekt për atë që ka dhanë Kaçaniku

E publikuar: 17/09/2019 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati per deputet nga PDK, Migjen Kelmendi, ka vizitue Kaçanikun, ku asht takue me disa te ri nga ky qytet.

Kelmendi ka thane se viziten e pare si kandidat i PDK’s e ka ba në Kaçanik.

“Ky asht nji nga rajonet qe ma se shumti ka dhane per lirine dhe pamvaresine qe gezojme sot”, ka shkrue Kelmendi.

Postimi i Migjen Kelmendit:

Vizitën time të parë në terren si kandidat I Partisë Demokratike të Kosovës e bana në Kaçanik. Ky asht nji ndër rajonet që ma së shumti ka dhanë për lirinë dhe pamvarësinë që gëzojmë sot e kurrë nuk ka marrë lavdinë dhe vendin që meriton në historinë e popullit shqiptar. Çdo pëllambë e kësaj toke asht e vaditub me gjak heronjsh e lotë nanash të dëshmorëve.
Lufta në këtë grykë ka plase në momente kyçe të historisë, qoftë në vitin 1844, kryengritja midis kryengritësve shqiptarë të primë nga Dervish Cara dhe ushtrisë turke, dhe qoftë në vitin 1881 kur këtu u organizue e zjarrtë ndaj Lidhjes së Prizrenit. Po ashtu beteja e Kaçanikut e udhëhequn nga Idriz Seferi në vitin 1910, ka qenë nji ndër ma të lavdishmet, tue ba jehonë në të gjitha kancelaritë perëndimore. Aty ushtria osmane pësoi goditje, tue e humbe nji të katërtën e forcave ose tue i shpartallue rreth 20 bataljone. Mija ushtarët dhe dheta oficerët të vramë aty dhanë mesazhin nëpër botë se faktori shqiptar nuk ka me qëndrue duerkryq, tue i hape kështu edhe rrugën shpalljes së pamvarësisë së Shqipnisë. Vargjet popullore “Kaçanikut i raft pika. Nuk e din se çka asht frika”, u treguen se ishin të meritueme edhe 29 vjet ma heret kur ky vend strehoi delegatët e gjithë Kosovës, të cilët aty të mbrojtun nga popullsia lokale, u mblodhën me shpall Kushtetutën e Kaçanikut.
Së fundmi edhe në luftën e Kosovës, Kacaniku I vogël luejti rol të madh dhe flijoi në altarin e lirisë mbi 90 dëshmorë. Po ashtu pagoi për luftën për liri, nji çmim të madh me qinda martirë e mija shtëpi të djeguna. Prandaj herës tjetër, kur të shkoni për në Shkup, kthejeni kryet heni me vëmendje dhe përuluni me respekt, për kontributin e madh e të pallogaritshëm që ka dhanë Kaçaniku, për Kosovën!