Kelmendi: Rruga ‘Milosevic’ provokim që s’ka guxue me ndodhë

E publikuar: 09/03/2015 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Migjen Kelmendi, drejtor ekzekutiv i Tv Rrokum, ka theksue nisma për me emërtue rrugën me emnin e kriminelit Milosevic asht provokim që s’ka guxue asesi me ndodh.

Kelmendi kets komente i ka ba n’emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ në Tv Rrokum.
“Kjo asht nji absurd se si institucionet kanë lejue si me kalue ni emën të nji krimineli si ishte Milosevic”, tha Kelmendi.

Kelmendi ka theksue se ky asht nji provokim i madh që prek tanë fundamentin e kësaj shoqnie.

Ai ka rikujtue se çka ka ba krimineli serb n’Kosovë, tue theksue se propozimi serb për rrugë nuk guxon me kalue.
Simbas tij ky asht nji provokim i madh që institucionet nuk duhet me lejue me kalue asesi, tue shtue se duhet marrë shumë seriozisht me u marrë me ketë çashtje, tue shtue se ky asht leshim institucional dhe nji debakel i madh politik i institucioneve të Kosovës por edhe të Bashkësisë Nderkombëtare.

Kelmendi ka theksue se emni i Milosevic’it nuk duhet me u leju me u perdor hiq e le ma me u emertu nji emen i tillë në rrugët e Kosovës, aq me shumë edhe Serbia nuk duhet me u lejue me u permend ky emen.

Sa i perket kryetarit te Ranilugut Gradimir, Kelmendi ka theksue se ai nuk dinë çka asht paqja aq ma teper tue shtue se ky ndoshta ka ardh me ndonji mision të caktuem, ashtu si ka ardh me vota të vjedhuna.
Ai në fund ka theksue se ky asht provokim që nuk ka guxue me ndodh asesi, tue shtue se institucionet tana duhet marrë urgjentë me ketë punë.

Kelmeni në fund ju ka drejtue edhe në gjuhën serbe Gradimirit tue i thanë se nuk bahet paqja kështue kur ke vendos me jetue me neve në Kosovë.

RROKUM ROLL – Migjen Kelmendi: Kjo s’asht… by RrokumTelevision